Sinjalizimi
Kompania e Sigurimeve SAVA sh.a. është e përkushtuar ndaj transparencës, integritetit, përgjegjshmërisë dhe respektimit të standardeve të larta etike dhe profesionale në ushtrimin e veprimtarisë së saj.
Në përputhje me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale dhe rregulloret e brendshme, kompania promovon një kulturë organizative të bazuar në ndershmëri, respekt dhe përgjegjësi, duke kundërshtuar çdo formë të korrupsionit, mashtrimit, konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të detyrës.
Kompania inkurajon raportimin e shkeljeve të dyshuara, parregullsive dhe sjelljeve që bien ndesh me parimet etike, standardet profesionale dhe interesat legjitime të kompanisë.
Sinjalizimet mund të raportohen përmes adresës elektronike ose numrit të telefonit:
Email: [email protected]
Tel.: +38349750934
Të gjitha sinjalizimet trajtohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe konfidenciale, duke respektuar të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.