14.10.2026

Marko Jazbec riemërohet Kryetar i Bordit Drejtues të Sava Re për një mandat të ri pesëvjeçar

Marko Jazbec riemërohet Kryetar i Bordit Drejtues të Sava Re për një mandat të ri pesëvjeçar

 

Këshilli Mbikëqyrës i Sava Re ka konfirmuar vazhdimësinë e udhëheqjes së kompanisë, duke riemëruar Marko Jazbec në pozitën e Kryetarit të Bordit Drejtues për një mandat të ri pesëvjeçar.

 

Ky vendim vjen si vlerësim i udhëheqjes së tij të suksesshme të kompanisë në një mjedis ndërkombëtar kompleks, të karakterizuar nga sfida në tregjet e sigurimeve, risigurimeve dhe financave ndërkombëtare.

 

Në prag të një cikli të ri strategjik pesëvjeçar, vazhdimësia në udhëheqje përbën një bazë të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të kompanisë dhe realizimin e objektivave strategjike të Grupit.

 

Urime Marko Jazbec për riemërimin dhe suksese të mëtejshme në udhëheqjen e Sava Re!

 

Marko Jazbec

 

SAVA Sigurimi | Member of Sava Insurance Group